Tregu i këmbimit valutor ka shfaqur luhatje të vogla këtë të martë. Një pjesë e valutave janë futur në trend rritës, ndërkohë që euro, valuta e dytë më e përdorur në vend është stabilizuar në kuotën e 100.7 lekëve, pas edhe ndërhyrjeve të fundit të Bankës së Shqipërisë.
Në 5 muajt e parë të këtij viti, institucioni mbikëqyrës bankar bleu 80 milionë euro, duke rritur kështu kërkesën për monedhën europiane, në përpjekje për të ndaluar një rrokullisje të mundshme të saj poshtë 100 lekëve. /a2news/