Deputeti i Parlamentit Evropian, Tonio Picula, në një intervistë për median kroate “24sata” ka folur për politikën e Serbisë karshi Bashkimit Evropian, raportet me fqinjët dhe synimet e Serbisë për “botën serbe”.
Siç shrkuan media “etv.me”, Picula ka thënë se kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, është duke e përdorur Bashkimin Evropian si bankomat.
Picula ka thënë se Serbia nuk mund të hyjë në Evropë derisa nuk e njeh Kosovë si shtet dhe nuk heq dorë nga politika e botës serbe.
“Nëse nesër do të organizohej një referendum për hyrjen e Serbisë në BE, nuk duhet pritur një rezultat spektakolar. Vuçiq po e përdor BE-në si bankomat “ ka thënë Picula, i cili beson se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së derisa të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga politika e botës serbe./21Media