Eurodeputeti Mandl: Masat e vendosura ndaj Kosovës të hiqen

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, është deklaruar rreth largimit të Joseph Borrell nga pozita e përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri si dhe për masat që BE-ja ia ka vendosur Kosovës.

Sipas austriakut, largimi i Borrellit do të jetë në favor të Kosovës.

Ai tutje tha se masat ndaj Kosovës ishin gabim nga BE, pasi sipas tij ka fakte dhe analizat qojnë se duhet të hiqen sa më parë.

“Këto masa kanë qenë të gabuara që nga fillimi, E kam thënë këtë që nga fillimi. Madje kam qenë i shokuar që Brukseli veç i ka konsideruar për të vendosur masa ndaj Kosovës. Ato duhet të largohen sa më parë për shkak të një analize racionale dhe të bazuar në fakte”, shtoi eurodeputeti për T7.

Mandl deklaroi se duhet analizuar dëmi që këto masa ia kanë shkaktuar Kosovës, në mënyrë që kjo të shërbejë si mësim për investimet e ardhshme. /GazetaSinjali/

Read Previous

Maqedonci: FSK-ja në hap me planin për transformim në ushtri

Read Next

Spalletti para ndeshjes me Zvicrën: Duhet të jemi pak më shumë sulmues në fushë