Evropa mund ta arrijë imunitetin kundër COVID-19 deri në muajin korrik, pretendon një komisioner i BE-së

Evropa mund ta arrijë imunitetin e tufës kundër pandemisë së coronavirusit deri në muajin korrik, ka deklaruar një komisioner i Bashkimit Evropian.

Sipas The Guardian, optinizmi i tij vjen edhe derisa disa vende evropiane vendosin sërish masat kufizuese derisa luftojnë me rritjen e infeksioneve të coronavirusit, dhe pas mesazheve të përziera për sigurinë e një vaksine kyçe.

“Le të përcaktojmë një datë simbolike: deri më 14 korrik, ne kemi mundësinë ta arrijmë imunitetin përreth kontinentit”, tha Thierry Breton, komisioneri i BE-së për tregun e brendshëm.

“Ne jemi në fazën përfundimtare, sepse e dimë që për ta mposhtur këtë pandemi ekziston vetëm një zgjidhje: vaksinimi. Vaksinat po arrijnë”, tha ai.

Më shumë se një e treta e popullsisë së Francës tani është nën bllokim të ri, derisa zhgënjimet për masat për sa i përket frenimit të virusit u reflektuan në demonstratat e fundjavës në Gjermani, Holandë, Bullgari dhe Zvicër. /Telegrafi

Read Previous

Arrijnë në Shqipëri 10 mijë vaksina ruse

Read Next

Seanca për formimin e Qeverisë mbahet sot në orën 16:00