Kampionati Botëror në Formula 1, sa vjen e bëhet më interesant me fazën e fundit përpara shpalljes së kampionëve të rinj.
Në pritje të garës së 21 që do të zhvillohet në Brazil, po sjellim tek ju disa fakte të shpejta dhe interesante për #BrazilGP që do të zhvillohet në “Autodromo Jose Carlos Pace”…
– Gara e parë në Brazil u zhvillua në vitin 1973 dhe u fitua nga Emerson Fittipaldi.
– Ayrton Senna ka rekordin e “Pole Positions” në Brazil me 6 të tillë. 3 herë në Jacarepagua (1986, 1988 dhe 1989) dhe 3 të tjera në Interlagos (1990, 1991, 1994).
– Pilotët brazilianë kanë vendosur më shumë “Pole Positions” se të huajt në Interlagos. Ata janë nisur 10 herë nga vendi i 1’rë.
– 5 pilotë brazilianë kanë fituar garën e shtëpisë që prej edicionit të vitit 1973, kur “Brazilian Grand Prix” u bë pjesë e kalendarit. Emerson Fittipaldi, Nelson Piquet, Ayrton Senna dhe Felipe Massa, fituan dy gara ndërsa Carlos Pace, vetëm një.
– Michael Schumacher mbetet piloti më i suksesshëm në Interlagos me 4 fitore (1994, 1995, 2000, 2002)
– Ferrari është skuadra më e suksesshme në Interlagos me 9 fitore.
– Interlagos përkthehet – “mes dy liqeneve” pasi është vendosur mes dy rezervuarëve gjigandë në Sao Paulo.
– Cirkuiti ka marrë emrin e pilotit vendas, Jose Carlos Pace, i cili të vetmen fitore në F1 e arriti këtu në vitin 1975.
– Rio de Janeiro organizoi 10 gara mes viteve 1978-1989. Alain Prost fitoi 5 prej tyre duke marrë epitetin “Mbreti i Rio-s”.
– Podiumi i vitit 2019 me Verstappen, Gasly dhe Sainz vendosi rekord për moshën më të re në F1 – 23 vjeç, 8 muaj e 13 ditë.
– Në vitin 2003, Raikkonen u shpall fitues i garës në pistë, por dy javë më pas fitorja i kaloi italianit Fisichella pas zbulimit të një gabimi. /Euronews.al/