Familja 8 antërëshe Fetahu në paralagjen Brekoc, tash e sa kohë ka mbetur pa shtëpi. Kushtet e mjerueshme mezi po i përballon kryefamiljari, Shemsedini, i cili thotë se gjendja e rëndë shëndetësore nuk i lejon të punoj që ta mbaj familjen.
Elma, e zonja e shtëpisë shpreh shqetësimin e saj për gjendjen e shtëpisë, madje ajo thotë se ka frikë të qëndroj në këtë shtëpi të improvizuar nga insektet e shumta. Ajo mes lotësh rrëfen jetën e vështirë.
Jetojmë me shpresën që një ditë edhe për ne do të vijnë ditët e mira sepse e dijmë që ka njerëz vullnet mirë thanë familjarët duke kërkuar ndihmë nga të gjithë vullnetmirët vetëm që mirëqenia e tyre të përmirësohet sado pak.