Familja Ibrahimi bëhet me shtëpi të re

Ishte 25 shtatori i këtij viti kur filloj ndërtimi i shtëpisë së re për familjen Ibrahimi në qytetin e Gjakovës. Iniciativë kjo e cila u mor nga Koordinatori i Shoqata Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë Abdurrahman Bejtullahu i cili apeloi tek njerëzit e vullnetit të mirë që të kontribuojnë në çfarëdo mënyre. E sot pas dy muajsh u finalizua gjithçka. Në ceremoninëe dorëzimit të çelsave të shtëpisë së re drejtori i shoqatës bamirëse Bereqeti Behxhet Ajvazi tha se është kënaqësi që po sigurojmë një strehë për familjen 9 anëtarëshe Ibrahimi e cila deri më tani ka jetuar në kushte të rënda socio-ekonomike.

Strehimi i fëmijëve në një vend të sigurt ishte ëndrra të cilën kryefamiljarët se kishin menduar që do tiu realizohet ndonjëherë. Ata u shprehën të lumtur që tashmë do të gëzojnë një jetë me kushte tejet të mira.

Me këtë rast edhe kryetari i këshillit të bashkësisë islame në Gjakovë Valon Myrta uroi familjen Ibrahimi dhe falënderoj bamirësit dhe gjithë donatorët që kontribuan në ndërtimin e kësaj shtëpie.

Falë njerëzve të vullnetit të mirë të cilët i bashkuan forcat tashmë kjo familje nuk do ketë ditë të ftohta sepse në këtë shtëpi ky dimër do jetë shumë më i ngrohtë dhe sigurt për ta.

Read Previous

Një i vdekur dhe tetë të plagosur nga stuhitë e fuqishme në Turqi

Read Next

​Lansohet platforma online për ndihmë juridike falas