Familja Luzha bëhet me shtëpi të re

Në nëntor të vitit 2020, familja Luzha nga Gjakova mori një lajm të mirë.

Vullnetmirët u solidarizuan me këtë familje duke i dhënë lajmin se një epokë e re do të fillonte për një kohë të shkurtër. Pas katër muajve, pritjes i erdhi fundi. 17 shkurti, Pavarësia e Kosovës, këtë herë përbënte jo vetëm një datë historike për vendin tonë, por edhe një kumtesë që do të ngelet e memorizuar përherë në mendjen e fëmijëve,  që buzëqeshnin nga gëzimi dhe në sytë e prindërve që lotonin nga lumturia.

Edhe vuajtjeve të zonjës së shtëpisë Rudinës,  tashmë ju erdhi fundi. Dëshira për të pasur një kulm mbi kokë, u jetësua.

“Bashkimi bën fuqinë”, shoqata bamirëse “Bereqeti” në krye me Abdurrahman Bejtullahun bën çmos që të realizojnë një nismë të kësisoji.

Jemi falënderues për të gjithë ata që kontribuan dhe po kontribuojnë në vazhdimësi për t’i kthyer buzëqeshjen e munguar, familjeve me kushte të veshtira socio-ekonomike, thanë pjesëtarët e familjes Luzha.

Read Previous

Nis vlerësimi i votave të mërgatës

Read Next

​Pesë të vdekur dhe 297 raste të reja me Covid-19