Familjet e strehuara në Aeroportin e Gjakovës janë në gjendje të mirë shëndetësore (VIDEO)

Si pasojë e reshjeve të pandërprera lumi Erenik doli nga shtrati duke bërë kështu që shtëpitë e disa familjeve të vërshohen nga uji. Nëntë familje me mbi 50 anëtarë janë evakuar nga lagjia “Shotë Galica” në Brekoc të Gjakovës. Këto familje janë konsideruar si të rrezikuara nga përmbytjet andaj kuvendi komunal ka pranuar ndihmë nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila i ka strehuar përkohësisht në ambientet e Aeroportit të Gjakovës.

Për të parë gjendjen e tyre ata i vizitoi kryetari i komunës Ardian Gjini i cili tha se strehimi i këtyre familjeve është i përkohshëm por kuvendi komunal është duke punuar për një zgjidhje afatgjatë.

Familjet e strehuara thanë se shtëpitë ku ata kanë jetuar janë përmbytur dhe se nuk kanë se ku të shkojnë. Por për kushtet në aeroport u shprehen të kënaqur. Të evakuarve u është ofruar edhe shërbimi mjekësor nga ekipet mjekësore të FSK-së dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.



Read Previous

Rrugët “Izet Hima” dhe “Ali Hasi” nga një në dy drejtimëshe (VIDEO)

Read Next

Iniciativa e Femrës Kosovare apelon për ndihmë (VIDEO)