Farat më të mira që mund të mbillni këtë muaj

Pranvera ka ardhur dhe moti po nxehet kështu mund ta shijojmë plotësisht këtë kohë.

Është koha e të kënaqeni me miqtë me të gjitha të mbjellat në kopshtin tuaj.

Nuk keni përvojë në kopshtari? Ja se cilat fruta dhe perime duhet t’i mbillni në prill, sipas Shoqatës Mbretërore Hortikulturore.

Çfarë mund të mbjell në prill?

Fruta

Prilli është koha e përsosur për të mbjellë “pemë frutore dhe shkurre të rritura në saksi”, shkruan në këshillat e RHS. Mollët, kajsitë, boronicat, qershitë, fiqtë, rrushi, nektarinat, ullinjtë, pjeshkat, dardhat dhe kumbullat mund të rriten të gjitha në saski.

Do të duhet të keni kujdes kur bëhet fjalë për zgjedhjen e llojit dhe bazës (nëse është e nevojshme). RHS rekomandon enë balte ose plastike me diametër 45 deri 50 cm. Sigurohuni që bima juaj e frutave të jetë në diell të plotë, e ujitur bujarisht dhe të krasitet në mënyrë korrekte.

Perime

Keni shumë punë për të bërë kur bëhet fjalë për perimet tuaja në prill. Panxhari, karrota, lulelakra verore, marule, presh, , rrepë, qepë pranverore, bizele dhe spinaq i përhershëm të gjitha mund të mbillen jashtë në tokë të përgatitur mirë.

Gjatë këtij muaji, duhet të siguroheni që mbjelljet tuaja të hershme në natyrë janë të mbrojtura nga moti i ftohtë. 

Read Previous

Videoloja Super Mario shitet në ankand për 660 mijë dollarë

Read Next

Recetë: Rizoto me mish pule dhe spinaq