Fationa Kasapi është eleminuar nga European Open

Fationa Kasapi është eliminuar nga European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Kasapi, që po garon në kategorinë -57 kg, rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në atë të dytë u përball me austriaken, Julia Sommer.

Ajo u tregua më dominuese gjatë gjithë luftës dhe arriti ta përplas përtokë Sommerin, duke fituar me ippon, për të kaluar në rrethin e tretë, ku u përball me polaken, Arleta Podolak.

Fationa u mundua, por një pakujdesi e vogël i kushtoi asaj me eliminim./Ekonomiaonline

Read Previous

Gjakovë, 13 raste me koronavirus

Read Next

Pfizer: kërkonë miratimin e BE-së për përdorimin e vaksinës tek fëmijët