FBI: ISIS kishte në plan të vriste George W. Bush

Një irakian që jeton në Shtetet e Bashkuara i të Amerikës, i cili akuzohet se ka lidhje me ISIS-in (grupi ekstremist Shteti Islamik) ka planifikuar të vrasë ish- presidentin amerikan Xhorxh W. Bush.

Sipas Forbes, Shehab Ahmed udhëtoi në Dallas në nëntor të vitit të kaluar për të filmuar rezidencën e ish-presidentit.

Qëllimi i tij ishte gjithashtu të rekrutonte një grup bashkatdhetarësh për të ekzekutuar planin për vrasjen e ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush.

FBI gjurmoi grupin përmes punës së dy informatorëve konfidencialë dhe monitorimit të llogarive të të dyshuarve në WhatsApp.

Ahmedi, sipas urdhër-arrestit, donte të vriste Xhorxh W. Bushin sepse e konsideronte atë përgjegjës për vrasjen e shumë irakianëve dhe shpërbërjen e vendit pas pushtimit ushtarak amerikan në vitin 2003.

/abcnews.al/

Read Previous

​Osmani në Tiranë, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për trafikimin me qenie njerëzore

Read Next

Protestojnë infermierët që punuan gjatë pandemisë, kërkojnë ekzekutimin e pagave