Klubi i futsallit Liburn ka pësuar humbjen e parë pas katër fitoreve radhazi.
Mbrëmë në palestren e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë është zhvilluar ndeshja e xhirosë së gjashtë ndërmjet Liburnit dhe BB.Llapit nga Podujeva. Kjo përballje ka përfunduar me rezultat 2-3 në të mirë të musafirëve.
Hendikep i madh për klubin gjakovar ishte lëndimi i lojtarit kryesor në klub Ramadan Alaj i cili edhe nuk mundi më të zhvilloj takimin. Si duket ky lëndim i Alajt i kushtoj me humbje skuadres gjakovare. Ndërsa BB Llapi arriti të shënojë në portën e kuq e zinjëve kjo epërsi apo goli i tretë e solli edhe fitore e tyre.
Përndryshe golashënuesit për Liburnin ishin: Halim Selmanaj dhe Jon Krasniqi. Ndërsa golashësnuesit për BB Llapin ishin: Arif Limani, Kemajl Gashi dhe Egzon Hasani. Theksojmë se Liburni pas gjashtë xhirove ka 12 pikë të tubuara me 4 fitore,0 barazime dhe 1 humbje me golëvarazh 29-13 me plus 16 gola dallim dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Javen e ardhshme në kuadër të javës së shtatë Liburni udhëton në Skenderaj ku do të takohet me klubin Drenica T.