​Federata e Spanjës njeh zyrtarisht Kosovën

Federata e Futbollit të Spanjës më në fund i është drejtuar me emër Përfaqësueses së Kosovës.

Në njoftimin e sotëm të Federatës së Futbollit të Spanjës për ndeshjen eliminatore që e luan sonte me Kosovën, është përmendur emri i Kosovës e jo si herët e kaluara kur shkruante se Spanja luan me “territorin e Kosovës”.

Edhe në konferencë për media mbrëmë seleksionuesi i Spanjës vetëm në një rast përmendi emrin e Kosovës, në shumicën e rasteve i drejtohej skuadra apo ekipi.

Kosova luan sonte me fillim në ora 20:45 me Spanjën në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022 në Katar./Ekonomiaonline

Read Previous

Demi: Janë tërhequr 197 milionë euro nga 10 përqindëshi në Trust, aplikuan rreth 425 mijë kontribuues

Read Next

​Kualifikimet për në “Katar 2022”