Fehlinger: Kosova dhe Shqipëria po përparojnë si kombet perëndimore

Eksperti austriak Gunther Fehlinger, ka theksuar se Serbia vodhi aq shumë nga Jugosllavia deri në vitin 1990, saqë as 35 vjet e tutje nuk e kanë arritur prosperitetin e kohës së tyre koloniale perandorake.

Për dallim nga Serbia, Fehlinger thotë se Kosova dhe Shqipëria po përparojnë si kombe perëndimore.

“Serbia vodhi aq shumë nga Jugosllavia deri në vitin 1990, saqë as 35 vjet e tutje nuk e kanë arritur prosperitetin e kohës së tyre koloniale perandorake. Ndryshe nga Kosova dhe Shqipëria dhe Mali i Zi që përparojnë si kombe perëndimore në një përparim të mahnitshëm”, shkruan ai./express/

Read Previous

Sëmundjet e zemrës fenomen shqetësues edhe te të rinjtë në Kosovë

Read Next

Virusi HMPV, infektologu Ramadani tregon katër grupmoshat që janë më të rrezikuara