Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se do të filloj vaksinimi edhe i fëmijëve mbi moshën 12 vjeq. Lidhur me këtë qështje drejtoresha e shëndetësisë në komunën e Gjakovës Afërdita Spahiu Shllaku ka thënë se mënyra e vaksinimit të fëmjëve do të jetë e njëjtë sikurse e tjerëve dhe jo nëpër shkolla me organizim apo ekipe mobile.
Ajo gjithashtu shtoj se në qendër të vaksinimit po bëhet punë e mirë përkundër radhëve të gjata.
Ndërkohën në spitalin rajonal “Isa Grezda” tetë fëmijë janë konfirmuar pozitiv me virusin corona por që po trajtohen në shtëpitë e tyre nën rekomandimet e mjekëve.
Ne kemi pyetur edhe prindërit se si e vlerësojnë vendimi rreth vaksnimit të fëmijëve. Disa prej prindërve kanë dyshime, e disa e mirëpresin këtë vendim.
Theksojmë se në qendrën e vaksinimit në Gjakovë po punohet me nga 6 ekipe paradite dhe 6 pasdite. Poashtu në ndihmë po ju dalin edhe vullnetarë nga kryqi i kuq i Gjakovës.https://www.syri-vision.tv/