Fenerbahce deri më tani ka refuzuar të shesë objektivin e Brighton Ferdi Kadioglu këtë verë.
Klubi turk dëshiron më shumë se 25 milionë funte (30 milionë euro) për mbrojtësin e krahut, që do të barazonte shitjen rekord të Superligës.
Brighton shpreson se ka ende një shans për të nënshkruar me reprezentuesin turk pasi Fenerbahce e Jose Mourinhos humbi kualifikimin në Champions League.
Mësohet se Kadioglu dëshiron të kalojë në Premier League, por ende klubet nuk janë afër marrëveshjes./skysports/