Makina e re e Ferrarit në Formula 1 ka bërë debutimin e saj në pistën e tyre të testimit në Fiorano.
Të martën, 18 shkurt, Ferrari prezantoi makinën e re, SF-25, e cila sot ka dal në pistë për herë të parë.
Charles Leclerc pati nderin të nxirrte makinën nga garazhi herët të mërkurën në mëngjes, me shokun e ri të skuadrës Lewis Hamilton-in dhe shefin e ekipit Frederic Vasseur-in që po e ndiqnin. /Albanianpost.com