Filetot e pulës me salmonelë, shkarkohet drejtori i AKU Tiranë

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra, dhe në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka pasur postin e drejtores juridike në AKU.

Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky ndryshim vjen pas disa shqetësimeve të ngritura për sigurinë ushqimore, përfshirë rastin e filetove të pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve të kontaminuara me pesticide të importuara nga Greqia. /ATSH/

Read Previous

AGK-ja dënon mungesën e transparencës nga ZRRE-ja

Read Next

Dita Botërore e Shëndetit, TV Syri gjithmonë në përkrahje të kujdesit ndaj shëndetit