Edhe pse projektin e përfunduan kohë më parë, sërish po ju duhet që të ballafaqohen me të njëjtën punë të cilën e konsideruan të finalizuar. Fjala është për rivendosjen e kubzave në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë. Përfaqësuesi i një biznesi që operon në këtë pjesë, është shprehur i pakënaqur me infrastrukturën e këtushme.
Ndërkaq, drejtori i shërbimeve publike, Shkumbin Kastrati, ka thënë që presioni i kohës ka qenë arsyeja që puna nuk është kryer si duhet.
Pas përfundimit të trotuarëve do të gërryhet edhe shtresa e fundit e asfaltit dhe do të rishtresohet për dy ditë, pohoi Kastrati
Drejtori i këtij dikasteri u kërkoi ndjesë qytetarëve për këtë rirregullim që ishte i domosdoshëm për t’u realizuar sepse sipas tij punimet e natyrës së tillë ishin të papranueshme.