Në kohën kur fillojnë korrje-shirjet e grurit në Kosovë, kryeministri i vendit Albin Kurti ka vendosur t’i vizitojë disa prej bujqve .
Për vizitë Kurti ishte tek bujqit e Sopisë së Therandës, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai tha se po e viziton vizituam anën tjetër të bukës, atë të punës dhe djersës së bujqve.
“15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopijë të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë”, shkroi ai.
/Telegrafi/