Ka nisur asfaltimi i gjashtë segmenteve rrugore në fshatin Cërmjan të komunës së Gjakovës. Në fillimin e punimeve i pranishëm ishte kryetari I komunës Ardian Gjini I cili ka thënë se tashmë këtij komuniteti po i shtohen 3,5 kilometra të cilat janë vazhdimësi e projekteve që janë jetësuar si: kanalizimet, shtëpia e kulturës, shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik e të tjera. https://www.syri-vision.tv/
Asfaltimi i këtyre rrugëve kap vlerën e investimit prej 200 mijë euro.Me këtë rast Gjini ka thënë se përkundër faktit që kemi pasur ngecje për shkak të pandemisë prap se prap po fillojmë punët jo vetëm në Cërmjan por në të gjitha fshatërat.Do ta përmbushin planin këtë vit dhe gradualisht do të përfundohet infrastruktura rrugore në cdo anë të komunës, shtoj Gjini. https://www.syri-vision.tv/
Në anën tjetër banorët e këtushëm këtë investim e kanë vlerësuar si mëse të nevojshëm, për faktin se iu lehtësohet jetesa dhe qarkullimi në këtë anë.https://www.syri-vision.tv/