Fillon seanca në rastin e deportimit të 6 shtestasve turq

Ka filluar seanca e parë gjyqësore për tre zyrtarët që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e deportimit të 6 shtetasve turq.

Në seancë janë të pranishëm të tre të akuzuarit: ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare.

Gjyqtarja e rastit, Violeta Namani Hajra ka konstatuar prezencën edhe të përfaqësuesve të të dëmtuarve avokatin Urim Vokshi.

Tek sa i ka deklaruar të dhënat personale, ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi ka deklaruar që aktualisht është sekretar në presidencë ndonëse javën e kaluar Komisioni Disiplinor kishte vendosur unanimisht për shqiptimin e masës disiplinore largim nga shërbimi civil. /Gazeta Sinjali

Read Previous

Gjermani: Homazhe dhe protesta pas dëbimit të burrit të sëmurë nga Kosova

Read Next

Media gjermanofone: Albin Kurti nuk do të jetë partner komod për evropianët