Detektimi i personave të cilët mund të jenë të infektuar me virusin Covid-19 gradualisht do të bëhet edhe në të gjitha shkollat e Gjakovës.
Pikërisht kjo është arsyeja që mësimdhënësja Rezarta Aliraj Sadiku, u drejtua për në klasën ku po testoheshin nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë. Ajo e përkufizoi këtë si një gjetje të duhur pasi kjo ndihmon në identifikimin e rasteve në përgjithësi, sidomos te ato asimptomatike.
Teste ka të mjaftueshme dhe puna është duke shkuar shumë mirë. Kështu tha për TV Syri Arbnor Rudi nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjakovë. Ndërsa drejtori i këtij institucioni arsimor Gjokë Tahiri tregoi detaje më të hollësishme të koordinimit të punës me qëllim të mosgrumbullimit të nxënësve.
Drejtori i Arsimit Gjevalin Nikollbibaj ka pohuar se testimet masovike kanë qenë rekomandim i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Me këtë rast u tha se “Hysni Zajmi” ëshë shkolla e parë që ka filluar testin me metodën PCR dhe kjo procedurë do të vazhdohet edhe në shkolla të tjera.