Fillon viti i ri shkollor edhe në institucionet korrektuese

Si në të gjithë vendin edhe në institucionet korrektuese ka filluar vitit i ri shkollor 2021/22.

“Procesi mësimor zhvillohet në Qendrën Korrektuese Dubravë, Qendrën Korrektuese Lipjan dhe në Qendrën Edukuese Korrektuese Lipjan , ndërsa sipas rekomandimeve të MSH-së dhe IKSHPK-së janë marrë të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë COVID-19”, thuhet në kumtesë.

“Gjatë kësaj periudhe kohore nga paralelet e ndara të shkollave amë në institucionet korrektuese është bërë furnizimi me material shkollor për vitin 2020/2021, artikujt mësimor kanë arritur në institucionet korrektuese ku zhvillohet procesi mësimor”.

Numri i nxënësve të cilët janë shprehur interesuar për t’u regjistruar në vitin shkollor 2020/2021 është 73 nxënës.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Seagate zhvillon hard disqe deri në 100 terabajt

Read Next

Emil Zola, tragjedia që mbeti enigmë