“Filmo video dhe pyet”, Google prezanton mënyrën e re të kërkimit në web

Google ka lëshuar një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të kërkojnë në internet duke xhiruar një video.

Kërkimi me video do t’i lejojë njerëzit ta drejtojnë kamerën e tyre drejt diçkaje, të bëjnë një pyetje në lidhje me të dhe të marrin rezultate kërkimi.

Përdoruesit e Android dhe iPhone do të kenë akses në funksion duke aktivizuar “Përmbledhjet e AI” në aplikacionin e tyre Google, ku përditësimi do të mbështesë vetëm anglishten në fillim.

Kjo është lëvizja më e fundit nga gjiganti i teknologjisë për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit kërkojnë në internet duke përdorur inteligjencën artificiale (AI).

Google tha se kjo veçori ka rritur popullaritetin e Lens, brenda aplikacionit të saj celular, gjë që e ka motivuar atë të zgjerojë më tej funksionin. /Euronews.al/

Read Previous

Kurti: Triumfi i Rusisë në Ukrainë e kërcënon paqen në Ballkan

Read Next

Zhegrova: Ëndrra ime është Barcelona, nuk do të ndalem derisa ta arrij