Finlanda e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Një tjetër takim e ka zhvilluar kreu qeveritar, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kryeministri takoi kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tttyi Tuppurainen.

Me parlamentaren finlandeze shefi i qeverisë diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, bashkëpunimin e deritanishëm dhe marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.

Tuppurainen, shprehu përkushtimin dhe mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian./Telegrafi

Read Previous

Në Gjakovë po vazhdon numërimi i votave për subjekte politike dhe kandidatë për deputetë

Read Next

Në Kosovë prapë bëhet thirrje që në vikend të bojkotohen marketet