Arne Slot ka reflektuar për fitoren e Liverpool ndaj Chelseat të dielën, e cila i mbajti Reds në krye të tabelës së Premier League.
Slott mendoi se ishte një lojë e barabartë mes dy ekipeve, por ishte i kënaqur me rezultatin.
“Po, sigurisht jam i kënaqur me rezultatin. Sepse nëse fiton, atëherë je gjithmonë i kënaqur me rezultatin”, tha Slott për mediat pas ndeshjes.
“Ishte një lojë e barabartë, për mendimin tim. Kishte faza në lojë ku ne duhej të punonim shumë për të mos pësuar, por është shumë e këndshme të shohësh se kjo është edhe ajo që bëmë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Liverpool fitoi ndaj Chelseat dje me rezultatin 2-1. /GazetaBlic Sport