Flet Abdurrahman Bejtullahu lidhur me rastin e vjedhjes së xhamisë në Gjakovë

Mbrëmë rreth ores 22:00 një person i panjohur ka depërtuar brenda në xhaminë me dy minare e njohur si xhamia e Qylit në qytetin e Gjakovës. Përmes pamjeve nga kamerat e sigurisë shihet se personi në fjalë me mjete të forta ka hapë kasafortën dhe ka vjedhë një shumë të parave vlera e të cilave nuk dihet. Imami i xhamisë Abdurrahman Bejtullahu na tha se përveç kësaj janë thyer dy dritare të xhamisë, një kamerë dhe dy dollapë të librave.

Në xhamat e thyer ka njolla gjaku, e poashtu ka edhe gjurmë të tjera.

Bejtullahu tha se lidhur me këtë  është njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila ka dalur në vendin  e ngjarjes dhe rasti po hetohet nga njësia e hetimeve nga stacioni policor i Gjakovës.

Read Previous

​Kurti kundër hapjes së valëve të reja të privatizimit – janë në kundërshtim me vendimet e qeverisë

Read Next

​MASH kërkon respektimin strikt të masave antiCOVID-19