FMN ul parashikimin e rritjes ekonomike globale për shkak të pasigurisë tarifore

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka ulur parashikimin për rritje ekonomike për vitin 2025, duke thënë se rritja e taksave dhe pasiguria do të çojnë në “ngadalësim domethënës”.

Në parashikimin më të ri, FMN-ja parashikoi se ekonomia globale do të rritet për 2,8 për qind këtë vit, dukshëm më pak në krahasim me parashikimin e mëparshëm për 3,3 për qind rritje, raporton televizioni BBC.

Shteteve të Bashkuara u është parashikuar rënia më e madhe e rritjes ekonomike në mesin e ekonomive të avancuara. Rritja ekonomike në shtetin më të fuqishëm në botë tani pritet të jetë vetëm 1,8 për qind këtë vit, nga 2,7 për qind sa parashikohej më parë nga FMN-ja.

FMN-ja e zvogëloi parashikimin për rritjen ekonomike edhe për Britaninë e Madhe – nga 1,6 në 1,1 për qind.

Për Kinën, FMN-ja tani parashikon rritje ekonomike për 4 për qind këtë vit, nga 4,6 për qind sa parashikonte më parë.

Ekonomia e Kanadasë pritet të rritet për vetëm 1,4 për qind këtë vit, dukshëm më pak se 2 për qind, sa parashikohej në raportin e mëparshëm.

Spanja është ekonomia e vetme e avancuar që gëzoi ngritje pozitive për rritje ekonomike – nga 2,3 për qind sa pritej më parë, ekonomia spanjolle tani pritet të rritet për 2,5 për qind këtë vit./Nacionale

Read Previous

“Rusia dhe Ukraina të arrijnë marrëveshje ose SHBA do të largohet”

Read Next

Iniesta: Barcelona mund ta fitojë tripletën