Fol: Qeveria realizoi 42.7 përqind të Planit të Punës për vitin 2020

Lëvizja Fol ka publikuar raportin e punës së Qeverisë për vitin 2020, sipas të cilët ekzekutivi ka realizuar 42.7 përqind të planit vjetor të punës.

Erblin Hoxha koordinator i projekteve në  FOL tha se janë monitoruar Zyra e Kryeministrit dhe 15 ministritë.

Sipas raportit të  Fol nder ministritë që kanë pasur përqindjen më të lartë të realizimit të punës është ajo per Kthim, e Financave, e Zhvillimit Rajonal. Kurse ministria me realizimin më të ulët të planit të punës është ajo e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kurse në raport nuk ka të dhëna për Ministrinë e Arsimit e cila sipas Hoxhës ka refuzuar të kthejë përgjigje në kërkesën e tyre./Ekonomiaonline

Realizimi i planeve  të punës nga Zyra e Kryeministrit dhe ministritë sipas Fol:

Zyra e Kryeministrit ka realizuar 28 objektiva me  168 aktivitete  apo  48.2

Ministria e Shëndetësisë,  51. 8 përqind,

Ministria e Punës dhe Mirëqenies 60 përqind,

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 73.3 përqind,

Ministria e Kulturës Rinisë Sportit  45 përqind,

Ministria e Punëve të Brendshme 55 përqind,

Read Previous

Pritet të merret vendimi që mësimi të vazhdojë online për dy javë

Read Next

Dueli historik në rrezik: Tyson Fury dhe Anthony Joshua mund të largohen nga marrëveshja nëse nuk plotësohen dy kushte