Të gjithë adhuruesve të kafshëve, ju erdhi një lajm i mirë. Kafshët endacake nuk do vuajnë më nga mungesa e ujit të pijshëm, sepse parku i qytetit të Gjakovës u pajis me një fontanë uji që do e përmbush këtë nevojë.
Kjo fontanë u financua nga Helen Wormser, aktiviste e të drejtave të kafshëve. e pyetur nga gazetarja e TV Syri Helen Wormser foli më gjatë rreth këtij projekti:
‘ Ky projekt është i dedikuar i gjithi për kafshët e pambrojtura e endacake. Do të paguaj për një fontanë të dytë sapo të pajtohem rreth dizajnit që Arcus studio ka bërë në Qarshinë e vjetër. Kur ec nga Qarshia kam vënë re që qentë nuk mund të ndalen pranë ujit për shkak të mureve të larta të ndërtuara përreth lumit. Qëllimi im është që kafshët të mos mbeten pa ujë.
Për fund Helen ka një mesazh për të gjithë qytetarët e sidomos për ata që kanë kafshë:
‘Fillimisht keni nevoje për ujë për të jetuar. Së dyti mos i braktisni qentë. Vetëm pak kilometra larg Gjakovës keni një qendër ku mund t’i dërgoni qentë për njerëzit që nuk përballojnë dot çmimet e veterinarit. Do të doja shumë që komuna të mbështesë programin tonë dhe të ndalojë qytetarët që braktisin qentë përmes fushatave të ndryshme pasi kafshët janë të ndjeshme dhe vuajnë njësoj si njerëzit‘ – shtoi ndër të tjera ajo.
Fontanë për kafshët endacake në Gjakovë