Ford po tërheq pothuajse 150,000 automjete në SHBA nga rrugët pasi u gjetën probleme të rëndësishme në disa modele të ndryshme, sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).
Kompania kryesore e automjeteve urdhëroi tërheqjen për 123,611 automjete për shkak të rrjedhjeve të lëngut të frenave, ndërsa 20,000 njësi të tjera u prekën nga një defekt i modulit të kontrollit, të cilat të dyja mund të çojnë në humbjen e kontrollit dhe të rrisin rrezikun e një përplasjeje.
Ford shiti mbi 2 milionë vetura në SHBA vitin e kaluar dhe nuk është një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në botë. Çdo problem me veturat e saj ka potencialin të prekë mijëra shoferë, transmeton Telegrafi.
Në veçanti, rrjedhjet e lëngut të frenave mund të rrisin në mënyrë drastike distancën e ndalimit dhe të dëmtojnë aftësinë e shoferit për të reaguar ndaj incidenteve në rrugë, ndërsa problemi i modulit të kontrollit shkakton ngecjen e motorëve në disa situata, duke shkaktuar një problem të ngjashëm. /Telegrafi/