Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës, në kuadër të Euro 2024. Trajneri Sylvinho tashmë ka vendosur për formacionin që do të inkuadrojë nga minuta e parë.

Kuqezinjtë do t’i mbyllin ndeshjet e grupeve ndaj “La Rojas”, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit, me fillim nga ora 21:00.

Trajneri i kombëtares kuqezi, Sylvinho ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe tashmë ka në mendje formacionin që do ta vendos nga minuta e parë.

Mësohet se braziliani nuk është se do të bëjë shumë ndryshime nga ndeshja me Kroacinë, pasi vetëm dy lojtarë pritet të ndryshohen.

Ivan Balliu do ta marrë vendin e Elseid Hysajt, ndërsa Armando Broja do të kthehet nga minuta e parë në vend të Rey Manajt.

Vendin e tij në portë do ta ruajë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje përveç Balliut, do të luajnë edhe Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.

Formacioni i mundshëm ndaj Spanjës

Në mesfushë, do të mbesin lojtarët e njëjtë, treshja e formuar nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi.

Edhe në krahët e sulmit, Jasir Asani dhe Nedim Bajramit do të mbajnë vendet e tyre, për të ndihmuar mesfushën dhe Brojën e vetëm në qendër të sulmit.

Arbër Hoxha dhe Ardian Ismajli edhe këtë ndeshje pritet ta nisin nga banka, pasi nuk kanë arritur t’i fitojnë balotazhes me Asanin, respektivisht Ajetin. /Telegrafi/

Read Previous

Ndahet nga jeta poeti Agim Doçi

Read Next

Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?