Duke përjashtuar fitoren e Max Verstappen në Çmimin e Madh të Japonisë, katër nga pesë garat e para të këtij botërori të Formula 1 kanë parë një pilot të McLaren të qëndrojë në shkallën e parë të podiumit.
Në tre raste (Kinë, Bahrein dhe Arabi Saudite) ka fituar lideri aktual i botërorit, Oscar Piastri. Ndërkohë që, kampionati u hap me fitoren e Lando Norris (Australi). Britaniku tani ka 10 pikë disavantazh ndaj shokut të tij të skuadrës.
“Mendoj se jam mjaft i kënaqur me garat e mia. Ato kanë qenë mjaft pozitive. Në të gjitha garat, ritmi ka qenë i mirë dhe ndihem më i miri për momentin, por të shtunave e bëj jetën time shumë të vështirë”, tha Lando Norris.
“Po përpiqem shumë. Ndonjëherë jo e mirë në provat zyrtare i bën të dielat e mia pak më argëtuese. Duhet të punoj të shtunave, dhe nëse mund ta bëj këtë, jam i bindur se mund të kthehem aty ku kam filluar“, tha Norris. /Telesport.al/