Nënë Tereza është humanistja shqiptare që njihet në gjithë botën për aktivitetin e saj të gjerë humanitar e cila tashmë njihet si Shën Tereza.
Admirimi për Nënë Terezën i kapërceu edhe kufijtë e fesë, aq sa shoqëria civile ta vlerësonte me Çmimin Nobel për Paqen, më 1979: “Për sherbimin në mes të të varfërve më të varfër”. Me këtë rast, e vetëdijshme se nuk po i fliste sallës, por vetë botës, Motra e vogël, gjithnjë buzagaze, e përdori fjalimin si mjet për t’i drejtuar njerëzve mesazhin kundër abortit. E famshme fraza: “Nëse një nënë arrin deri atje, sa të vrasë fëmijën e saj, e kush mund t’i ndalojë burrat t’ia marrin shpirtin njëri-tjetrit?”. I madh, angazhimi i Nënë Terezës në favor të jetës, kundra abortit. Angazhim, që vijoi gjithë jetën. E nënvizoi edhe Gjon Pali II në homelinë me rastin e lumnimit: “Vijonte të thoshte – kujtoi Gjon Pali II – ‘Po të dëgjoni se ndonjë grua nuk do ta mbajë fëmijën e mendon ta abortojë, bindeni të ma japë mua. Unë do ta dua, duke parë në të një shenjë të dashurisë së Zotit”.
“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, që jetën e saj ia përkushtoi të varfërve.
Më poshtë gjeni një foto të rrallë të Shën Terezës 18 vjeçare./Syri