Një person ka fotografuar votën në një qendër votimi në Prizren, ndërsa më pas është shoqëruar në Polici.
Rasti ka ndodhur saktësisht në qendrën e votimit në shkollën “Nazim Kokollari” në Prizren.
Belkize Hoxha menaxhere në këtë qendër tha se në këtë qendër një përfaqësuesi i KDI-së ka vërejtur se një votues ka fotografuar votën.
Më pas tha ajo në bazë të procedurave rastin e kanë njoftuar në Polici.