Franca miraton përdorimin e vaksinës AstraZeneca në moshat 65 deri 75 vjeç

Franca ka zgjatur kufirin e sipërm të moshës për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19, AstraZeneca,miratimi për përdorimin e vaksinës fillon nga moshat 65 deri 75 vjeç me probleme serioze shëndetësore.

Vendimi vjen pas një paralajmërimi të mëparshëm nga qeveria se vaksina AstraZeneca duhet të administrohet vetëm në njerëz nën moshën 65 vjeç, duke përmendur mungesën e të dhënave klinike mbi efikasitetin e saj për njerëzit e moshuar.

“Unë mund të konfirmoj që, tani e tutje, kushdo që është 50 vjeç e lart dhe që ka gjendje mjekësore si diabeti, hipertensioni ose një histori e kancerit mund të vaksinohet me AstraZeneca,” tha Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Veran gjatë një interviste televizive , duke shtuar se “për njerëzit që janë 75 vjeç e lart, është gjithmonë vaksina Pfizer ose Moderna” që administrohet.

Ndërsa kufizimet e koronavirusit janë ende në fuqi në të gjithë vendin, Veran gjithashtu sugjeroi që qeveria do të konsideronte lehtësimin e masave gjatë javëve të ardhshme.

“Ne padyshim shpresojmë që brenda katër deri në gjashtë javë, të mund të kemi më shumë liri,” tha Veran.

“Ne e bëmë këtë vitin e kaluar. Pranvera është më pak e favorshme për qarkullimin e virusit. Ne vaksinojmë, mbrojmë më të prekshmit, mbajmë gishtat kryq ”, shtoi ai./KlanKosova

Read Previous

Mbi 8 mijë raste aktive me COVID-19 në vend

Read Next

Manchester Unitedi i ofron 85 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit