Franca nis hetimet pas hedhjes së mbi 100 mijë peshqve të ngordhur në Atlantik

Një “tapet” i madh peshqish të ngordhur noton në brigjet perëndimore të Francës dhe ka alarmuar Parisin, i cili dje urdhëroi një hetim për masakrën në Gjirin e Biskajës.

Njolla gjigante e bardhë në Oqeanin Atlantik, e përbërë nga trupa të bardhë dhe të bardhë blu, një nëngrup merluci, mbulon një sipërfaqe prej përafërsisht 3000 metrash katrorë.

Janë mbi 100,000 peshq të ngordhur, raportojnë mediat ndërkombëtare, të kapur nga anija holandeze e peshkimit FV Margiris, e dyta më e madhe në botë, dhe më pas përfunduan përsëri në det të enjten për shkak të thyerjes së njërës prej rrjetave të varkës.

Zbulimi u bë nga OJQ Sea Shepherd, e cila publikoi fillimisht imazhet e peshqeve të ngordhur dhe shpjegimi erdhi nga Pelagic Freezer-Traëler Association (PFA), shoqata e industrisë që përfaqëson pronarin e anijes.

Në ​​një deklaratë të publikuar të premten, duke adresuar incidentin dhe tha se “i kupton plotësisht emocionet që mund të sjellin imazhe të tilla”.

PFA tha se ishte një “ngjarje shumë e rrallë”, duke vënë në dukje se, “në përputhje me ligjin e BE-së, incidenti u regjistrua në bordin e anijes dhe u raportua tek autoritetet shtetërore të flamurit të anijes, përkatësisht të Lituanisë”.

“Kam kërkuar një hetim administrativ”, tha për mediat ministrja franceze e Detit Annick Girardin, duke i përshkruar imazhet e publikuara nga Sea Shepherd si “tronditëse”.

“Franca mbështet peshkimin e qëndrueshëm dhe kjo nuk reflektohet këtu. Nëse ka ndodhur shkelje, do të merren sanksione kundër pronarit përgjegjës të anijes që do të identifikohet”, theksoi ajo.

Incidenti ka tërhequr vëmendjen e grupeve aktiviste mjedisore./a2news.com/

Read Previous

Droga e re që po shkatërron Afrikën

Read Next

Moti për tri ditët e ardhshme në Gjakovë