FSK realizon ushtrimin fushor “Fortuna 11”, ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin Fushor ‘’Fortuna 11”.

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania e dytë B ka realizuar këtë ushtrim me qëllim që të jetë e përgatitur taktikisht dhe fizikisht për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale.

“Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve ku ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake në mënyrë që të përgatis, trajnoj personelin në Nivelin T2, këmbësori e lehtë, detyrat kolektive të ushtarit në nivel skuadre në veprimet individuale dhe kolektive në operacionet luftarake.” – thuhet në njoftim.

Read Previous

“R.I.P Higjiena”: Studentët bojkotojnë mësimin, shkak papastërtia pasi stafi teknik i UP-së gjendet në grevë

Read Next

Anija e ndihmave për Gazën ngec në Qipro për shkak të “vështirësive teknike”