FSK trajnohet nga ushtria amerikane në Shqipëri

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë realizuar një trajnim nga ushtria amerikane me mortaja në poligonin Melle në Shqipëri.

Në njoftimin e publikuar, FSK thotë se pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ndërsa pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerin tonë strategjik, Shtete e Bashkuara të Amerikës një ekip mobil nga Security Assistence Training Menagment Organization (SATMO) e ushtrisë Amerikane ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së, pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj dhe pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë”.

Qëllimi i trajnimit, sipas FSK-së, ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve të FSK-së. /GazetaSinjali/

May be an image of 4 people and text
No photo description available.
May be an image of 4 people
May be an image of 1 person
May be an image of 1 person

Read Previous

Kurti: Kemi ndarë mbi gjysmë milion euro për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare

Read Next

Zv.ministri Qorrolli: Derisa të kalojë vettingu, do të miratojmë ligjin për integritetin e gjyqtarëve