FSK vazhdon kërkimet për 47 vjeçarin që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajt”

Sipas njoftimit të FSK po vazhdon operacioni i kërkimit për 47 vjecarin që ka kërcyer nga Ura e Fshajtë vetëm pak ditë më parë.

FSK vazhdon operacionin e kërkimit të qytetarit që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt” Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) gjatë ditës së djeshme kanë filluar me operacionin e kërkimit për gjetjen e trupit të 50 vjeçarit i cili është parë të hidhet nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë.Kërkimet nga njësit e zhytësve të FSK-së së bashku me ekipet e Policisë kanë ndërprerë operacionin dje në orët e mbrëmjes për shkak të kushteve të vështira për kërkim, për të vazhduar sot që në orët e hershme të mëngjesit. Për shkak të ujit të turbullt dhe të rrëmbyeshëm ky operacion paraqet rrezikshmëri të lartë për personelin e angazhuar.Pjesëtarët e FSK -së janë të gatshëm dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla. Ata janë të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit.

Read Previous

​Napoli-Spezia, çerekfinalja e fundit e Kupës së Italisë

Read Next

​Votimi i personave me COVID, KQZ me 200 ekipe mobile në tërë vendin