Ftesa e Kurtit për takim, PDK-ja ende pa përgjigje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeministër, Albin Kurti si dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani të enjten mbrëma u kanë dërguar letër partive politike për t’u takuar të hënën, më 15 mars për të diskutuar rreth konstituimit të institucioneve të vendit, ndërsa, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) thanë se ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë ose jo në këtë takim.

Nga Partia Demokratike e Kosovës thanë se letra u ka shkuar mbrëmë vonë dhe ende nuk kanë përgjigje.

“Ftesa ka ardhur shumë vonë, është ende herët që të kemi një përgjigje”- u prenocuan ata.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 4 mars ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Sipas rezultatit përfundimtar, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse në kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë 8 deputetë.

Për formim të Qeverisë në Kosovë duhen të sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës.

Kurti ka thënë se qeverinë synon ta formojë me disa parti të komuniteteve jo-serbe.

Sa i përket pozitës së presidentit, kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë 80 vota për të fituar ulësen në presidencë.

Read Previous

Tentoi të vidhte para në një bankomat në Prishtinë, arrestohet

Read Next

Burri e bën për spital gruan në Shtime