Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ngjarjen lansuese të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Qendra e Ekselencës u funksionalizua sot si rezultat i memorandumit të nënshkruar nga presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, si gratë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës./rtklive