Fushë Kosovë, sekuestrohet municion dhe një armë zjarri

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Fushë Kosovës, mbrëmë rreth orës 23:30, kanë ndaluar një veturë të tipit VW Polo.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

-një (1) revole të tipit TT , si dhe

-7 fishekë.

I dyshuari;

-M.H mashkull 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Read Previous

Tërnava apelon tek besimtarët të respektojnë masat anti-Covid gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

Read Next

Shenjat dhe simptomat e stresit të tepërt