G7 i bën thirrje Rusisë të dorëzojë centralin bërthamor të Zaporizhias

Vendet e G7 dënuan pushtimin e centralit bërthamor të Zaporizhias nga forcat euse dhe i bënë thirrje Moskës t’ia dorëzojë menjëherë kontrollin e plotë Ukrainës, sipas BBC.

“Stafi ukrainas që operon në impiant duhet të lejohet të ushtrojë detyrat pa presione apo kërcënime. Nëse Moska vazhdon të ketë kontrollin e centralit i gjithë rajoni është i rrezikuar”, thuhet në deklaratën e ministrave të jashtëm të G7.

Shtetet më të industrializuara kërkojnë gjithashtu tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe respektim të sovranitetit të këtij vendi.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Rafael Mariano Grossi, tha se bombardimet në impiantin bërthamor kishin shkelur të 7 shtyllat ku mbështetet siguria nukleare. Megjithatë, ekspertë të agjencisë besojnë se bombardimet deri më tani nuk kanë shkaktuar kërcënime të menjëhershme.

Moska, e cila ka akuzuKievin për sulmet në central, ka kërkuar një takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të OKB për të diskutuar mbi situatën në Zaporizhia. Takimi do të mbahet ditën e enjte, në Nju Jork.

/abcnews.al

Read Previous

Shqiptarët fitojnë përballjen ligjore me gjigantin e modës

Read Next

Voziti 106 km/h në zonën e 40 km/h, shoferit i merret leja për 1 vit