“Garantimi i një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet”

Ushtarët letonezë që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, kanë mbajtur një trajnim në Kçiq, lidhur me kontrollin e trazirave dhe turmave, shkruan Express.

Siç ka njoftuar KFOR në faqen zyrtare, ky ushtrim i lejon ushtarët të familjarizohen me përdorimin e pajisjeve dhe të mësojnë taktikat e nevojshme për t’u ballafaquar me situata të trazirave të mundshme, duke ua mundësuar kështu ushtarëve që të jenë të gatshëm për të përmbushur misionin e tyre.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postimin e KFOR-it.

Read Previous

Xhaka në dyshim për ndeshjen ndaj Dortmundit

Read Next

Ministri i Jashtëm francez: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj