Shoqata e gastronomëve të Kosovës ka reaguar ndaj tubimeve të fundit të partive politike, ku shihen politikanë dhe qytetarë të mbledhur në hapsira të mbyllura. Ata këtë situatë e kanë quajtur ironike dhe kanë kërkuar që të mos dënohen bizneset, si dhe të falen e kompenzohen borxhet.
Shkëlzen Jetishi thekson se po përdoren standarde të dyfishta sa i përket respektimit të masave anti covid.
Yll Haraqia theksoi se përkundër vështirësive, i kanë zbatuar të gjitha rregullat e përcaktuara nga ministria e shëndetësisë dhe nuk janë gjobitur asnjëherë.
Artan Hoxha, Shef i inspektoratit në komunën e Gjakovës, thekson se megjithatë inspektimet në të gjitha subjektet do të vazhdojnë, dhe do të gjobiten të gjithë ata që e shkelin ligjin.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë, në ambiente të mbyllura lejohen vetëm 30 persona, ndërsa në hapësira publike deri në 50, gjithmonë duke respektuar masat kundër COVID-19.