Edon Zhegrova në verë do të largohet nga Lille. Dhe një prej destinacioneve të mundshme të tij është Barcelona.
Të paktën kështu raporton të hënën gazeta spanjolle “Sport”.
Kjo gazetë e ka përshkruar Zhegrovën si njërin prej lojtarëve të krahut më të talentuar në futbollin evropian. Dhe ka shkruar se Zhegrova është në “radarin” e Barçës.
Napoli është një tjetër destinacion i mundshëm i Zhegrovës, që sot feston ditëlindjen e 26-të.
Zhegrova nuk ka luajtur prej mesit të dhjetorit për shkak të një lëndimi në pjesën e poshtme të barkut./Koha.net