Një gazetar i shquar grek është qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së tij në kryeqytetin, Athinë, në një krim të rrallë që synon një anëtar të medias.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Giorgos Karaivaz, i cili specializohej në raportimin e krimit dhe punonte për stacionin privat Star TV, po kthehej në shtëpi nga puna kur u zu në pritë nga dy individë në një motor pak pas orës 2 pasdite, të premten.
Raportet paraprake thanë që autorët e krimit përdorën një armë me silenciator ndërsa qëllonin me shumë plumba./Telegrafi